Jul Deda ka reaguar pas zërave dhe pretendimeve që kanë qarkulluar së fundmi në lidhje me largimin e tij nga emisioni ‘Fiks Fare’, si dhe akuzave se qëndron pas një faqeje anonime në Instagram që publikon materiale kundër figurave të njohura të medias.
Reagimi i aktorit vjen pas shkrimeve të publikuara nga ‘Prapaskena’, ku pretendohej se Deda po hetohej nga Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit për fyerje dhe shantazh.
Përballë këtyre pretendimeve, aktori ka zgjedhur të reagojë publikisht, duke e mohuar me forcë përfshirjen në një aktivitet të tillë.
Ai ka vijuar reagimin duke thënë se nuk ka shumë çfarë të bëjë përtej përgënjeshtrimit të pretendimeve, duke ia lënë publikut të vendosë nëse do t’i besojë apo jo versionit të tij.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





