Ajo ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe ka vlerësuar rolin historik të kësaj zone në zhvillimet politike të vendit. “Faleminderit nga zemra, Suharekë.
Në qytetin e Ukë Bytyqit, simbol i përkushtimit dhe i shërbimit ndaj vendit, rikujtuam trashëgiminë e atyre që e ndërtuan LDK-në në kohët më të vështira dhe që besuan se shteti i Kosovës duhet t’u përkasë qytetarëve të tij”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook të shoqëruar me disa fotografi.
Ajo ka theksuar se Suhareka, me njerëzit e saj punëtorë dhe me frymën e sipërmarrjes familjare, përfaqëson vlera të rëndësishme për zhvillimin e vendit.
Sipas saj, e ardhmja ndërtohet përmes bashkëpunimit, dijes dhe besimit në institucione. “Në qytetin e Ukë Bytyqit, simbol i përkushtimit dhe i shërbimit ndaj vendit, rikujtuam trashëgiminë e atyre që e ndërtuan LDK-në në kohët më të vështira dhe që besuan se shteti i Kosovës duhet t’u përkasë qytetarëve të tij.
Suhareka, me njerëzit e saj punëtorë, me frymën e sipërmarrjes dhe familjes, e kupton më mirë se kushdo se e ardhmja ndërtohet me bashkëpunim, dije, e besim në shtet”, ka shkruar ajo.






