Policia e Kosovës shqipton gjobë për shoferin që tejkaloi shpejtësinë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë ndaj një shoferi për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në zonë urbane në kryeqytet.

Sipas një postimi të publikuar në Facebook nga Policia e Kosovës, shoferi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 180 km/h në një segment rrugor ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Ndaj tij është shqiptuar gjoba konform legjislacionit në fuqi, ndërsa rasti do të procedohet në gjykatë.


- Advertisement -

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *