Opinionisti Avni Arifi, ka deklaruar se vetëm një parti që dëshiron të sundojë ka për qëllim që t’i ketë të gjitha pozitat shtetërore.
Në Rubikon të Klan Kosovës, Arifi ka folur lidhur me ngërçin e zgjedhjes së presidentit të vendit dhe takimet mes liderëve të partive politike që deri më tash kanë përfunduar pa ndonjë rezultat. ‘Njerëzit që kanë qëllim me sundu nuk dojnë me nda pushtetin.
Në një demokraci të mirëfilltë, ose në një dekokraci të avancuar është çmenduri veç me mendu që dikush që i ka 51% me e çu vendin në zgjedhje.
Për çka ti po garon?’, ka thënë Arifi.
Ai ka shtuar se opozita ka bërë përpjekje dhe ia ka zgjatur dorën e bashkëpunimit Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Kurti, por që sipas tij, ky proces varet vetëm nga kreu i ekzekutivit kosovar. ‘Kjo është bërë çështje falli.
Krejt fati i këtij vendi është në dorë të dikujt që i ka mbi 51% dhe nga ai varet.
Opozita ja ka zgjatur dorën, nëse kërkush tjetër është LDK-ja me të cilën i mbërrin 81 deputetë.
Ne mund ta gjykojmë LDK-në, por LDK-ja ka bërë përpjekje maksimale për të mos e çuar vendin në zgjedhje.
Edhe PDK-ja është ofruar dhe ka bashkëpunuar për një president konsensual edhe është folur për marrëveshje politike dhe në një fazë të cakuar një parti politike merr edhe vendim dhe unë e kuptoj PDK-në që tash kërkon diçka konkrete.’, ka deklaruar Arifi.
Ai ka thënë se deri më tash nuk ka përpjekje të sinqertë nga partia që i ka fituar zgjedhjet për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
