Këngëtari skocez Lewis Capaldi ka reaguar me shumë humor pasi një postim në rrjete sociale u bë viral, duke e ngatërruar gabimisht me burrin që ishte pranë Kim Kardashian në festivalin Coachella.
Në vend të pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton – me të cilin Kim përflitet se mund të jetë në një lidhje – autori i postimit “pa” Capaldin, gjë që shkaktoi një valë komentesh gazmore.
Kim Kardashian në festival u pa së bashku me Lewis Hamiltonin, me të cilin ka miqësi prej vitit 2014, ndërsa kohët e fundit po shtohen spekulimet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për një lidhje, Hamilton e ka përfshirë së fundmi Kim-in në një postim në Instagram, ndërsa në Coachella u pa pranë saj, duke u përpjekur të mos binte shumë në sy – i mbuluar me një shall dhe me bluzë me kapuç.
Pikërisht kjo veshje, sipas komenteve, mund të ketë ndihmuar që të ndodhte ngatërrimi.
