Zjarr në ndërtesë banimi në Tiranë: 11 persona hospitalizuar, zjarri i shuar pas intervenimit të shpejtë

Njëmbëdhjetë njerëz janë hospitalizuar si pasojë e lëndimeve nga një zjarr që e ka përfshirë një ndërtesë shumëkatëshe banimi në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të martën, njoftuan autoritetet.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se personat e hospitalizuar nuk janë në rrezik për jetën.

Zjarri nisi rreth orës 17:00 në ndërtesën pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe u vu nën kontroll rreth tre orë më vonë.


- Advertisement -

Fasada e pallatit mori flakë tërësisht deri në katin e 12-të dhe depërtoi edhe brenda në banesa, para se të vihej nën kontroll.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Drejtori i shërbimit zjarrfikës, Arben Cara, tha se zjarri u lokalizua dhe nuk u përhap në pallate e ndërtesa të tjera përreth.

Dy banorë të evakuuar kanë marrë ndihmë mjekësore për asfiksi, ndërsa disa zjarrfikës kanë plagë djegie.

Ministria e Mbrojtjes tha se 26 pjesëtarë të ushtrisë janë angazhuar në operacionin e shuarjes së zjarrit.

Ekipet e emergjencës ndërhynë duke i larguar disa banorë të ngecur në ndërtesë.

Policia zgjeroi perimetrin e sigurisë për të evituar përhapjen e flakëve edhe brenda banesave.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *