Bayern Munich ka siguruar një kualifikim të madh në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Real Madrid në një përballje spektakolare që përfundoi 4-3 në ndeshjen e dytë.
Mesfushori i bavarezëve, Joshua Kimmich, foli pas ndeshjes për dramën e madhe që shoqëroi këtë duel. ‘Ishte shumë dramë.
Natyrisht, nuk e nisëm ndeshjen ashtu siç donim.
Por në pjesën e parë ndjemë se avantazhi ishte me ne sa më shumë kalonte loja.
Ia vlejti që besuam deri në fund,’ u shpreh ai për DAZN.
Ndeshja ishte një nga më të bukurat e sezonit, me Realin që kaloi tri herë në epërsi dhe Bayernin që reagoi çdoherë.
Në fund, goli vendimtar erdhi në minutat e fundit, duke vulosur një kualifikim të merituar për gjermanët.
Bayerni tregoi karakter të jashtëzakonshëm dhe forcë mentale, duke mos u dorëzuar në asnjë moment përballë një kundërshtari si Reali, për të siguruar një vend në mesin e katër skuadrave më të mira të Evropës.
