Ngjarje tragjike në Malishevë: Tre persona humbin jetën në shpërthimin e një bombole gazi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimat janë një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç, njofton Klankosova.tv.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili bëri të ditur se rrethanat e ngjarjes po hetohen.


- Advertisement -

Babai që humbi jetën është Ilir Berisha, fotografia e së cilit është publikuar nga mediat lokale.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *