Bebe Rexha shfaqet elegante në Londër për promovimin e albumit të ri ‘Dirty Blonde’

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është shfaqur tejet elegante dhe me shumë stil së fundmi në Londër, ku po qëndron këto ditë në kuadër të promovimit të albumit të saj të ri në ardhje, “Dirty Blonde”.

Në fotografinë e publikuar, Rexha (36 vjeçe) vjen me një paraqitje që kombinon në mënyrë perfekte glam-in modern me një ‘touch’ klasik.

Ajo shfaqet me një kapelë të zezë të shoqëruar me rrjetë (veil) në pjesën e përparme, detaj që i jep pamjes një nuancë misterioze dhe shumë ‘fashion editorial’.


- Advertisement -

Flokët biondë, të prera në gjatësi të mesme dhe të stiluar lehtë të çrregullta, i japin një kontrast të këndshëm look-ut të errët.

Veshja e saj spikat me një fustan/korsetë në tonalitet blu të errët, me detaje lidhëse anash që theksojnë siluetën, ndërsa sipër ka hedhur një xhakete të gjerë me vija, e vendosur mbi supe në stilin e modeleve në tapetin e kuq.

Pamja kompletohet me grimin e theksuar në sy dhe një pozë të sigurt, ndërsa sfondi me shkallë mermeri i jep fotografisë një atmosferë luksoze, tipike për Londrën e mbrëmjeve.

Rexha ndodhet në Evropë për të shtyrë përpara promovimin e albumit ‘Dirty Blonde’, projekt që pritet të publikohet i plotë më 12 qershor dhe konsiderohet një nga rikthimet e saj më të rëndësishme vitet e fundit.

Ndërkohë, kënga ‘New Religion’, pjesë e këtij albumi, është shndërruar tashmë në një hit global, duke dominuar në top-listat ndërkombëtare, veçanërisht në iTunes, ku po renditet lart në disa tregje.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *