Komandanti i stacionit policor, Nazmi Zogaj, ka dhënë detajet lidhur me rastin tragjik në Malishevë ku babai dhe fëmijët humbën jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit.
Zogaj tregoi se në vendin e ngjarjes kishin arritur policia, zjarrfikësit dhe emergjenca, ku është hasur një person pa vetëdije dhe dy fëmijë që janë dërguar për trajtim.
Sipas Zogajt, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tre personave në QKMF, ndërsa viktimat janë të moshës 35, 9 dhe 12 vjeç.
Banesa është djegur rëndë dhe shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Nuk ka informata për bombol gazi deri tani.





