Ngjarje e rëndë në fshatin Grabovë të Përmetit: Dy persona lëndohen rëndë nga mjet shpërthyes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabovë të Përmetit në Shqipëri, ku dy persona janë lënduar rëndë, pasi kanë rënë në kontakt me një mjet shpërthyes.

Sipas mediave në Shqipëri, të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Tiranës me ndihmën e helikopterit, ku njëri prej tyre dyshohet të jetë gjymtuar.

Kurse, personi tjetër është dëmtuar në pjesën e poshtme të dorës.


- Advertisement -

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Në vendngjarje kanë shkuar grupet policore për të hulumtuar rastin në fjalë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *