Ndryshimet në Udhëzimin Administrativ për Specializim në Biokimi Klinike: Reagimi i Biokimistëve në Kosovë

Ndryshimi i Udhëzimit Administrativ nr 01 /2023 për shkollim specialistik, solli risi për të cilën biokimistët kohë më parë treguan që janë kundër.

Sipas Udhëzimit Administrativ Nr.02/2026, për specializim në Biokimi Klinike kanë të drejtë edhe Magjistrat e Farmacisë, krahas 8 fushave të tjera.

Ndonëse Biokimia Klinike paraprakisht nuk qe e përfshirë në projekt udhëzimin e këtij udhëzimi administrativ por që më vonë figuroi në udhëzim.


- Advertisement -

Por karshi këtij vendimi, që nga 2024-ta janë kundër biokimistët klinikë të Kosovës.

Me 3 korrik të atij viti, drejtuar Ragip Hysenit i cili ishte kryetar i Komisionit për plotësim – ndryshim të UA-01/2023, Shoqata e Biokimistëve Klinik te Kosovës reaguan për ndarjen e specializimit nga Biokimia Klinike për farmacistët.

Por ky reagim i biokimistëve, nuk u mor parasysh ngase ndryshimet sidoqoftë u bënë.

Kësisoj, specializantët e Biokimisë reaguan më 21 maj të 2026-ës por kësaj radhe reagimin e përcollën direkt tek Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas specializantëve biokimistë, ekziston një dallim në përgatitjen akademike dhe profesionale të mjekëve të përgjithshëm të cilët specializojnë në Biokimi Klinike dhe të farmacistëve.

Një ditë pas këtij reagimi, Shoqata e Biokimistëve Klinikë dolën me një ankesë, sipas të cilës shtojnë se për këto ndryshime nuk është zhvilluar konsultim i ri publik, nuk janë njoftuar palët relevante profesionale dhe akademike e nuk është publikuar raport konsultimi.

Ndërsa në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë, thanë që për këtë ndryshim janë bazuar në modelet e shteteve të rajonit, derisa pohojnë që ka pasur diskutime publike.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *