Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në Tiranë, u shpreh se arsyeja e fitoreve të kësaj partie është aftësia e saj për t’u hapur te njerëzit.
Ai u kërkoi socialistëve të mos humbasin lidhjen me njerëzit duke vlerësuar punën e patronazhistëve.
Rama vlerësoi se PS dallohet për aftësinë e saj për t’u hapur ndaj njerëzve, duke shënuar se kjo karakteristikë është thelbësore për suksesin e tyre elektoral.
Ai gjithashtu theksoi se PS ka në ADN e saj diçka unike që e dallon nga partitë e tjera.
Partia Socialiste nuk është një produkt i krenarisë së kaluarës, por një produkt i vëmendjes për të ardhmen dhe kjo e bën atë unike në skenën politike në Shqipëri.
Rama nënvizoi se çdo parti tjetër, përfshirë edhe subjektet e reja politike, nuk kanë aftësinë e PS për të shprehur hapësirën dhe lidhjen me njerëzit që ka në ADN e vet.






