Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Tony Wilson, bashkëthemeluesi i grupit Hot Chocolate

Në moshën 89-vjeçare, Tony Wilson, basisti dhe bashkëthemeluesi i grupit legjendar Hot Chocolate, i njohur për hite të muzikës soul dhe pop, ka ndërruar jetë.

Lajmin e konfirmoi familja e tij përmes rrjeteve sociale, duke shkruar fëmijët e tij mesazhe prekëse për ndarjen nga jeta të muzikantit.

Grupi Hot Chocolate u formua në fund të viteve 1960 dhe u bë një nga emrat më të suksesshëm të muzikës britanike.


- Advertisement -

Ata hynë në histori si një nga grupet e para britanike me shumicë artistësh me ngjyrë që arritën sukses të madh.

Kënga You Sexy Thing u bë një nga sukseset më të mëdha të tyre, ndërsa ‘Emma’ shënoi një moment të rëndësishëm në karrierën e tyre ndërkombëtare.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *