AAK-ja kërkon tërheqjen e Feride Rushiti nga kandidatura për presidente: ‘Po rrënon rendin kushtetues’

Pas PDK-së, edhe AAK-ja ka kërkuar që Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura për presidente.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, tha se kandidatja e VV-së për shefe të shtetit, po bëhet pjesë e një procesi i cili po rrënon rendin kushtetues. ‘Nuk do të lejojmë që të dëmtohet më tej rendi kushtetues, nuk mund dhe nuk duhet të legjitimohet logjika parti-shtet për shkak se ne nuk jemi në një shtet monist, një partiak.

Demokracia nuk funksionon mbi imponim, por mbi marrëveshje e kompromis dhe respekt njëri ndaj tjetrit.


- Advertisement -

Dje, Kurti foli gjatë e përdori foltoren e kuvendit për një diskutim politik brenda partiak, ai foli edhe për 3 emra të cilët do të ishin unifikues, megjithatë, qytetarët e panë qartë se ai nuk u konsultua me partitë të cilat i thërriste për diskutim, por në mënyrë arbitrare i solli në kuvend dy emra të tjerë.

Kjo vetëm unifikuese nuk është por përjashtuese’, deklaroi Tahiri, njofton Klankosova.tv. ‘Ne si AAK besojmë se Kosova meriton më shumë, propozimi ynë i parë është që Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura e saj për shkak se po bëhet pjesë e një procesi politik, i një procesi i cili po rrënon rendin kushtetues.

Në rrethana tepër të vështira nuk kemi të bëjmë as me unifikim as diskutim, por përjashtim’, theksoi ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *