Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë është shprehur në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Zëdhënësja Catalina Heine, ka thënë se Berlini pret që të gjitha palët të respektojnë Kushtetutën.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka shtyrë seancën për votimin e presidentit për në orën 19:00.
Në seancën e parë të votimit, ku morën pjesë 64 deputetë, kandidatura e Feride Rushitit ka marrë 63 vota, ndërsa një votë ishte e pavlefshme.
Procesi i zgjedhjes së presidentit vazhdon, me seancën e radhës që do të mbahet sot në orën 19:00.
Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit sipas Kushtetutës është sot në orën 00:00.




