Ndalohet furgoni i ngarkuar me dru pa dokumente në fshatin Debëlldeh, Viti

Një furgon me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas kosovar, është ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Debëlldeh në Viti pasi ishte ngarkuar me rreth 3.53 metër kub dru për djegie pa dokumente përcjellëse.

Furgoni, i cili nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm për ngarkesën, është konfiskuar dhe dërguar në Agjencinë e Pylltarisë në Viti për trajtim të mëtejshëm.

I dyshuari pas intervistimit, është liruar në përputhje me vendimin e prokurorit. “Fsh.


- Advertisement -

Debëlldeh, Viti / 19.04.2026 – 19:30.

Policia ka ndaluar kombin –furgon me targa vendore të drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte të ngarkuara dru për djegje rreth 3.53 (metër kub), pa dokumente përcjellëse.

Furgoni me dru është dërguar në Agjencinë e Pylltarisë-Viti ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *