Këngëtarja, Rihanna, ka mohuar me humor thashethemet se po pret fëmijën e katërt me partnerin ASAP Rocky, pasi së fundmi mirëpriti fëmijën e tyre të tretë.
Spekulimet nisën në rrjete sociale, ku u aludua se ajo mund të ishte sërish shtatzënë.
Por, Rihanna reagoi shkurt në komente, duke shkruar: “A është foshnja në bark me ne?”, duke i hedhur poshtë zërat me ironi.





