Në ditët e fundit, në Kosovë u regjistruan gjashtë raste të dhunës në familje, me pesë persona të arrestuar.
Raporti i Policisë tregon se rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Malishevë, Rahovec dhe Leposaviq.
Njëri nga rastet më të fundit ka ndodhur në Prishtinë më 19.04.2026, ku një i dyshuar mashkull është arrestuar pas ushtrimit të dhunës fizike ndaj një viktimë femër.
Situata e rënduar e dhunës në familje kërkon reagim të menjëhershëm dhe ndëshkim të ashpër për autorët e këtyre veprimeve barbarike.





