NATO-i shpreh qëllimin për të optimizuar gradualisht praninë e KFOR-it në Kosovë

NATO ka deklaruar se është duke optimizuar gradualisht praninë e misionit të KFOR-it në Kosovë, por ka theksuar se çdo ndryshim do të bazohet në vlerësimet e sigurisë dhe mund të rishqyrtohet nëse situata në terren e kërkon.

Reagimi erdhi pasi mediumi serb Kosova Online kërkoi koment lidhur me raportimet se KFOR-i synon të tërhiqet nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe nga sigurimi i Manastirit të Deçanit.

Në përgjigjen me shkrim, një zyrtar i NATO-s rikujtoi deklaratën e mëparshme të Aleancës, duke theksuar se optimizimi i pranisë së KFOR-it do të zhvillohet në mënyrë graduale.


- Advertisement -

NATO thekson se qëllimi është që misioni i KFOR-it të mbetet i fokusuar aty ku nevojat për siguri janë më të mëdha.

Në fund të deklaratës, NATO rithekson mbështetjen për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *