Jennifer Lopez feston ditëlindjen e motrës së saj në Evropë

Jennifer Lopez ka ndarë disa momente të veçanta nga udhëtimi i saj në Evropë, ku ka festuar ditëlindjen e motrës së saj, Lyndas Lopez.

Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare publikoi disa fotografi nga pushimet, duke treguar afërsinë e madhe mes tyre.

Në një nga pamjet, Lopez shfaqet duke shijuar një moment relaksi në vaskë gjatë festës së motrës së saj, ndërsa Lyndas shihet pranë saj duke qeshur.


- Advertisement -

Dy motrat tërhoqën vëmendjen e fansave edhe për ngjashmërinë e madhe mes tyre, shkruan DailyMail. ‘Një udhëtim i dyfishtë me motrën për ditëlindje është gjithmonë një ide e mirë!!

Të dua Lynnie!

Gëzuar ditëlindjen!’, shkroi Jennifer në postimin e saj.

Ylli i ‘On the Floor’ po kalon një periudhë të ngarkuar me udhëtime dhe dalje publike.

Pas qëndrimit në Paris për Javën e Modës Haute Couture, ajo u shfaq edhe në Wimbledon në Londër, ku ndoqi finalen e meshkujve.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *