Nasim Haradinaj: Zgjedhjet e 7 qershorit, moment historik për Kosovën

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit mund të jenë ndër më të rëndësishmet në historinë e pasluftës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se më 7 qershor do ta mbështesë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai tha se AAK, si subjekt politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka qenë një zë i fuqishëm opozitar dhe garanci për vendin, lirinë dhe shtetin e Kosovës. ‘Kosova ka nevojë për njerëz që e kanë dëshmuar veten në kohët më të vështira dhe që nuk janë lëkundur kurrë përballë sfidave të shtetit.’


- Advertisement -


- Advertisement -