Shtetasit kosovarë të nacionalitetit serb protestojnë kundër arrestimeve në Graçanicë

Një grup shtetasish të Kosovës me nacionalitet serb janë tubuar në Graçanicë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj arrestimeve të bëra të martën.

Pesë persona të nacionalitetit serb, por me shtetësi kosovare, janë arrestuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për dyshime në kryerjen e veprës penale ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’.

Prokuroria ka deklaruar se ka prova të mjaftueshme për të lidhur të dyshuarit me veprime të kundërligjshme që cenojnë procesin zgjedhor.


- Advertisement -


- Advertisement -