Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani organizojnë tubimin e tyre në Cyrih të Zvicrës

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me kandidaten për presidente nga ky subjekt politik, Vjosa Osmani do të mbajnë një tubim këtë fundjavë në Cyrih të Zvicrës.

Siç ka bërë të ditur, ai përmes një postimi në Facebook, tubimi zhvillohet më 24 maj në orën 14:00, njofton Klankosova.tv. “Bashkëatdhetarë, Këtë të diel, nga ora 14:00, jemi në Cyrih të Zvicrës, në një ndër tubimet më të mëdha elektorale të këtij rrugëtimi.

Ejani.


- Advertisement -

Ju presim!

Kosova na do bashkë”


- Advertisement -