
Nahla Aubry Mbron Nënën e Saj Pas Akuzave të Olivier Martinez
Vajza e Halle Berry, Nahla Aubry, ka dalë në mbrojtje të nënës së saj pas akuzave të ish-bashkëshortit Olivier Martinez për abuzim ndaj djalit të tyre 13-vjeçar, Maceo.
Në një deklaratë të dorëzuar në gjykatë, 18-vjeçarja tha se nuk e ka parë kurrë Berry duke goditur, kapur për fyti apo abuzuar fizikisht me vëllanë e saj.
Ajo e përshkroi nënën si një prind të përkushtuar, që kujdeset për fëmijët dhe është e angazhuar në jetën dhe edukimin e tyre.
Nahla tha gjithashtu se ishte tronditur dhe ishte shumë e shqetësuar kur mësoi për akuzat e Martinez.
Ajo hodhi poshtë edhe pretendimet për komente të pandjeshme racialisht nga Berry, duke theksuar se nëna e saj i ka mësuar të dy fëmijët të pranojnë identitetin e tyre dhe të respektojnë njerëzit me prejardhje të ndryshme.
Martinez ka pretenduar se Berry e ka kapur Maceon për qafe gjatë një konflikti më 26 shtator dhe ka kërkuar kujdestarinë e plotë.
Gjykata i ka dhënë përkohësisht kujdestarinë kryesore Martinezit, ndërsa Berry është kufizuar në vizita të përcaktuara nga gjykata deri në seancën e radhës më 16 tetor.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com