Moment i shpresës në Kongon: Pesë pacientë të shëruar nga Ebola

Autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kongos kanë regjistruar një moment shprese në luftën kundër Ebolës, pasi pesë pacientë të infektuar me virusin janë shëruar dhe janë liruar nga spitali.

Shpërthimi aktual i sëmundjes dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e afro 250 personave.

Zyrtarët shëndetësorë bëjnë thirrje qytetarëve të kërkojnë ndihmë mjekësore sapo dyshojnë se janë infektuar.


- Advertisement -

Në Bunia, kryeqyteti i provincës Ituri dhe epiqendra e shpërthimit, u organizua një ceremoni për katër infermierë që u liruan nga spitali pas shërimit. “Ju jeni dëshmi e gjallë se ky shpërthim mund të ndalet”, u tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore e Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një vizite në Bunia.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *