Aksion i Suksesshëm kundër Trafikut të Narkotikëve në Pejë

Një aksion i koordinuar ndërmjet Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Njësitit për Luftimin e Narkotikëve ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike, të cilat dyshohet se ishin dërguar nga shtete të huaja përmes shërbimeve postare.

Gjatë operacionit të zhvilluar sot, autoritetet kanë sekuestruar 60 copë LSD, 10 copë Acetamil, 2 gramë Crystal Meth dhe 25 copë ekstazi.

Në lidhje me rastin është arrestuar një person, i cili dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. “Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, ka realizuar sot një aksion të suksesshëm, gjatë të cilit janë sekuestruar substanca të ndryshme narkotike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


- Advertisement -

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Prokuroria ka theksuar se lufta kundër narkotikëve mbetet prioritet i institucioneve të drejtësisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *