Pas përfundimit të aventurës së tij në Big Brother VIP Albania, Miri ka reaguar publikisht për herë të parë, ndarë mendimet dhe ndjenjat e tij menjëherë pas përfundimit të këtij rrugëtimi të gjatë brenda shtëpisë më të ndjekur në vend.
I qetë dhe i emocionuar njëkohësisht, finalisti ka treguar se e ka përjetuar me shumë intensitet këtë eksperiencë, duke theksuar se nuk ndihet i zhgënjyer nga rezultati dhe e konsideron pjesëmarrjen e tij si një përvojë të rëndësishme në jetën personale dhe profesionale.
Ai u ndal edhe te shpallja e fitueses, Selin Bollati, duke shprehur kënaqësinë e tij për rezultatin final dhe duke kujtuar se kishte parashikuar se ajo do të ishte një nga pretendentet kryesore për çmimin e madh. “Jo, nuk jam zhgënjyer se dikush do të fitonte, edhe më bëhet qejfi që u fitua nga ai personi që unë kam thënë që ne të dy do të shkonim në finale.
Edhe po e fitove ti, e kam fituar edhe unë.
E kam thënë që në ditën e dytë që do të thosha profecia ime doli.
Unë jam mësuar me të tilla situata, se kam qenë edhe në kompeticione të tjera, por kësaj radhe ishte ndryshe, se isha vetëm dhe koha ishte e gjatë në Big Brother”, tha Miri.
