Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona janë arrestuar në Ferizaj, dyshuar për grabitje.
Prangosja është kryer në fshatin Slivovë.
Njoftimi thotë se një person i veshur me rroba të zeza dhe shall mbi fytyrë ka grabitur një market me armë të gjatë.
Autoritetet kanë konfiskuar një armë automatike AK-47 dhe kanë arrestuar dy të dyshuar të tjerë për përfshirje në rast.
Prokurori i shtetit është njoftuar për veprimet policore dhe tre të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.





