Ministri Sveçla: Vendimi në rastin ‘Banjska’ si mesazh i qartë për cenuesit e Republikës së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka theksuar se vendimi në rastin ‘Banjska’ është një mesazh i qartë për këdo që cenon Republikën e Kosovës.

Ai vlerëson se sulmi i 24 shtatorit 2023 ishte një operacion i organizuar me mbështetje shtetërore nga Serbia, me synim të cenimit të rendit kushtetues dhe aneksimin e një pjese të territorit të Kosovës.

Sveçla gjithashtu shton se drejtësia për Banjskën nuk përfundon me këtë vendim.


- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Vlladimir Tolliqin dhe Bllagoje Spasojeviqin, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burg.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *