Gjykata Themelore në Prishtinë nxori sot aktgjykim dënues me burgim të përjetshëm ndaj Bllagoje Spasojeviq e Vlladimir Tolliq, të cilët u shpallën fajtorë për sulmin terrorist në Banjskë.
I akuzuari i tretë, Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha e ka quajtur të drejtë vendimin e gjykatës.
Në një intervistë për KosovaPress, menjëherë pas këtij vendimi, ai tha se me gjithë verdiktin e sotshëm, drejtësia nuk është e plotë pa u dënuar të gjithë ata që ishin të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023…





