Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në takim Ambasadorin e ShBA-së në NATO, Matthew Whitaker, në Tiranë.
Në bisedë, Rama theksoi lidhjen e ngushtë mes dy vendeve dhe partneritetin strategjik, si dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s në Tiranë. ‘Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës’, deklaroi Rama në Facebook.





