Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nderon jetën dhe veprën e Akademik Rexhep Qosjes

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në homazhin përkujtimor dhe shkroi në Librin e Zisë, në nderim të jetës dhe veprës së Akademik Rexhep Qosjes.

Haxhiu, siç thuhet përmes një postimi të Kuvendit në Facebook, u shpreh se në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gjeti dinjitet, peshë dhe qëndrueshmëri, transmeton Klankosova.tv. ‘Breza të tërë do ta njohin përmes trashëgimisë së mendimit kritik, kërkesës për nivel dhe besim se kultura e mban gjallë një komb,’ theksoi kryetarja e Kuvendit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *