Mërgimtarët e shqetësuar për bllokadën institucionale në Kosovë

Mërgimtarët që vizituan sot Kuvendin e Kosovës e kanë cilësuar si “skandaloze” bllokadën institucionale në vend, duke thënë se Kosova duhet të jetë një shtet për të cilin do të krenohet e gjithë Evropa.

Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për bashkatdhetarët për tri ditë radhazi, duke u mundësuar atyre të njihen nga afër me hapësirat dhe punën e këtij institucioni.

Në kuadër të kësaj vizite, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në Kuvend bashkatdhetarët që po qëndrojnë në Kosovë gjatë sezonit të verës.


- Advertisement -

Selatin Tahiri nga Gjermania, i cili prej 35 vitesh jeton në këtë shtet, tha se vizita në Kuvend është një ndjenjë e veçantë, ndërsa komentoi edhe situatën politike në vend.

Një mërgimtar, i cili me vete kishte marrë edhe vajzën nga Gjermania, tha se vizita në Kuvend lidhet me të ardhmen e fëmijëve dhe gjeneratave të reja.

Një tjetër mërgimtar nga Turqia tha se kishte ardhur nga Ankara së bashku me fëmijët për të vizituar Kuvendin e Kosovës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *