Deputeti i zgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka kritikuar vonesat për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se shkelja e Kushtetutës është bërë normalitet nga pushteti aktual.
Lushtaku ka theksuar se Kushtetuta është akti më i lartë juridik i shtetit dhe se qytetarët presin konstituimin e Kuvendit dhe vazhdimin e funksionimit institucional.
Ai gjithashtu ka kundërshtuar mundësinë që çështja të dërgohet sërish në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar këtë si absurditet.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





