Një hajdut është arrestuar pasi dyshohet se hyri në shtëpinë e Kim Kardashian në Hidden Hills dhe vodhi një makinë, të cilën më pas e përdori për të bërë xhiro nëpër lagje.
Policia mbërriti në rezidencën e Kardashian, me vlerë mbi 51 milionë euro, pas një telefonate për një person që kishte hyrë në pronë dhe po merrte sende.
Poliçët gjetën dhe arrestuan një të dyshuar, i cili përballet me akuza për vjedhje të banesës dhe vjedhje automjeti.
Sipas një burimi pranë Kardashian, makina i përkiste një prej punonjësve të saj.
Policia ka bërë të ditur se hetimi është ende në fazat e para.
Në momentin e incidentit, Kardashian dhe fëmijët e saj nuk ndodheshin në rezidencë, pasi prej disa muajsh jetojnë në një shtëpi me qira aty pranë, ndërsa vila po rinovohet.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





