Prezantuesja Megyn Kelly ka kritikuar publikisht Kim Kardashian dhe Kanye West për mënyrën se si po e rrisin vajzën e tyre 13-vjeçare, North.
Gjatë podcast-it të saj, “Megyn Kelly Show”, ajo tha se prindërit po e shtyjnë shumë herët drejt një karriere publike, pa marrë parasysh pasojat që fama mund të ketë tek një adoleshente.
Kelly përmendi paraqitjen e North në kopertinën e revistës Dazed, ku ajo u shfaq me flokë blu, dhëmbë artificialë dhe piercing në fytyrë.
Ajo gjithashtu theksoi se North po punon për një album rap dhe është shfaqur në skenë.
Edhe Dr.
Drew, i ftuar në podcast, u pajtua me kritikat dhe foli për rreziqet që ekspozimi i hershëm ndaj famës mund të sjellë për shëndetin mendor të një të riu.
Të dy argumentuan se Kim dhe Kanye po e vendosin North shumë herët në qendër të vëmendjes publike, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin që kjo mund të ketë në të ardhmen e saj.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





