Miliarderi Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sanchez Bezos, kanë përfunduar qëndrimin e tyre në Kroaci pas katër ditësh lundrimi në Adriatik. Çifti ka udhëtuar me jahtin luksoz Eos, duke vizituar bregdetin kroat.
Në përfundim të pushimeve, Bezos dhe Sanchez u larguan nga vendi me një avion privat.
Gjatë qëndrimit në Kroaci, Bezos u takua gjithashtu me Jan Koum, bashkëthemeluesin e WhatsApp-it, i cili ndodhej me jahtin e tij luksoz pranë ishullit Mljet.
Në takim ishte i pranishëm edhe miliarderi amerikan Barry Diller.
Kjo nuk është hera e parë që Bezos viziton Kroacinë.
Ai ka qenë më parë në Mljet, Dubrovnik dhe Hvar, teksa edhe Jan Koum ka vizituar disa herë bregdetin kroat.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





