Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës: Rend dita për seancën plenare dhe çështje të tjera

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, më 12 tetor, në orën 11:00, për të diskutuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare dhe çështje të tjera.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, në këtë mbledhje pritet të propozohet për seancën plenare përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Po ashtu, në rend dite është formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër pozita në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK): dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.


- Advertisement -

Kryesia do të shqyrtojë gjithashtu propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe propozimet dhe kërkesat e tjera.

Rendi i ditës është si në vijim: 1.

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 2.

Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës: 1.

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 2.

Deklarimet jashtë rendit të ditës, 3.

Pyetjet parlamentare, 4.

Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, 5.

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, 6.

Propozim i GP – Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare. 3.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *