Sot, finalisti i Big Brother VIP Albania 5 dhe trajneri i fitnesit, Mateo Borri, po feston ditëlindjen e tij.
Kjo datë është e veçantë për të, pasi në këtë edicion ai nuk fitoi çmimin kryesor, por gjeti dashurinë e jetës së tij në modelen nga Kosova, Brikena Selmani.
Për këtë rast të veçantë, Brikena i ka organizuar një befasi të bukur, duke shfaqur një fotografi të tyre të lumtur bashkë me një baner urimi për ditëlindje, ndërsa si pjesë e surprizës janë edhe shumë tullumbace.
Në përshkrimin e fotografisë, modelja i ka dedikuar një mesazh shumë domethënës: “U rritsh me mua”.





