Manchester United rrit pagat për lojtarët e Champions League, Rashford dhe Onana në fokus

Manchester United ka vendosur të shtojë pagat e disa lojtarëve pas sigurimit të një vendi në Champions League për sezonin e ardhshëm, ku përfitues do të jenë edhe Marcus Rashford dhe André Onana, pavarësisht se ata pritet të shiten gjatë verës.

Klubi planifikon largimin e tyre për të riformatuar skuadrën, edhe pse ata aktualisht janë në huazim dhe jashtë planeve afatgjata.

Në anën tjetër, rivali i United, Liverpool po monitoron situatën e mbrojtësit Marcos Senesi, i cili ka arritur marrëveshje verbale me Tottenham Hotspur.


- Advertisement -

Megjithatë, skuadra nga ‘Anfield’ mund të ndërhyjë në momentin e fundit dhe të prishë transferimin, sidomos nëse ka zhvillime rreth të ardhmes së mbrojtësit, Ibrahima Konaté.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *