Një shtëpi dykatëshe në rrugën “Nexhmi Llumnica” në Kodrën e Trimave të Prishtinës u përfshi nga zjarri, konfirmon Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, njoftoi se një person është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes.
Zjarri është lokalizuar, por zjarrfikësit vazhdojnë të kujdestarojnë situatën.





