Një shtëpi dykatëshe në rrugën ‘Nexhmi Llumnica’ në Kodrën e Trimave të Prishtinës u përfshi nga zjarri, i cili u raportua rreth orës 21:05.
Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra tha se zjarri është lokalizuar, por zjarrfikësit po vazhdojnë të kujdestarojnë.
Kati i sipërm i shtëpisë, me dy dhoma dhe çatia u përfshinë nga zjarri. ‘Aty bëhet fjalë për një shtëpi dykatëshe në rrugën Nexhmi Llumnica.
Për zjarrin është lajmëruar në ora 21:05.
Zjarri është lokalizuar por zjarrfikësit janë ende duke kudjestaruar, në katin e sipërm janë përfshirë dy dhoma dhe çatia,’ tha Shkodra.





