Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se grupi parlamentar i LVV-së do të votojë një kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për nënkryetar të Kuvendit, si dhe një kandidat të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Megjithatë, Nagavci bëri të qartë se LVV nuk do ta votojë Vlora Çitakun për këtë pozitë.
Ajo deklaroi se LVV nuk dëshiron të vazhdojë me konstituimin e Kuvendit në një situatë ku mund të përdoren 53 vota për të mbështetur një kandidat që synon dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.
Nagavci gjithashtu shtoi se procedurisht, PDK-ja duhet të propozojë njëherë tjetër një kandidat për nënkryetar të Kuvendit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





