Thirrje për Pjesëmarrje në Marshin Solidar me Ish-Pjesëtarët e UÇK-së: Myftiu Tërnava Nxit Besimtarët

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve dhe ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në Hagë.

Sipas BIK-ut, me rekomandim të kryetarit të saj, myftiut Naim ef.

Tërnava, thirrja për pjesëmarrje në marsh është bërë sot në të gjitha xhamitë e Kosovës gjatë hytbes së namazit të xhumasë.


- Advertisement -

Myftiu Tërnava ka shprehur mbështetjen e tij për këtë nismë dhe ka rekomanduar që besimtarët të marrin pjesë në marshin e organizuar në shenjë solidariteti me ish-pjesëtarët e UÇK-së. “Ky është një tubim qytetar në mbështetje të lirisë, drejtësisë, dinjitetit dhe kujtesës sonë kombëtare, si dhe në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Le të jemi të bashkuar, të qetë dhe dinjitozë.

Le ta dëshmojmë se nuk harrojmë sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe se kërkesa jonë është drejtësia dhe trajtimi i drejtë”, thuhet në mesazhin e hytbes.

Ditë më parë, myftiu Tërnava kishte pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Liria ka emër”, të kryesuar nga Eliza Hoxha, ku kishte shprehur mbështetjen e tij për organizimin e marshit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *