Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkëpunim partiak dhe institucional, duke theksuar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për formimin e institucioneve duhet t’i japë fund krizës politike në vend dhe të rikthejë stabilitetin.
Haziri ka theksuar se roli i Kosovës si faktor stabiliteti në rajon varet drejtpërdrejt nga stabiliteti i brendshëm politik dhe bashkëpunimi ndërmjet forcave politike në vend. ‘Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit’, shkroi ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info




