Lindje natyrale e suksesshme në Mitrovicë: Foshnja me peshë mbi pesë kilogramë bëhet pjesë e botës

Në Repartin e Gjinekologjisë të spitalit të përgjithshëm ‘Dr.

Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë është realizuar me sukses një lindje natyrale e veçantë, ku në jetë ka ardhur një foshnjë me peshë mbi pesë kilogramë.

Sipas njoftimit të Spitalit, foshnja ka lindur me peshë 5050 gramë, gjatësi 65 centimetra dhe përmasa 57 centimetra.


- Advertisement -

Lindja është realizuar me kujdesin e mjekëve, dr.

Vjollca Çitaku dhe dr.

Bajram Drevinja, si dhe ekipit të mamive dhe infermiereve Nazmije Gruda, Selvete Voca dhe Shengyl Xhaka.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë e kanë cilësuar rastin si të veçantë, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e ekipit shëndetësor gjatë procesit të lindjes.

Spitali i ka uruar shëndet nënës dhe jetë të gjatë të porsalindurit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *