Pse trajneri Pep Guardiola e përdori divorcin për të motivuar lojtarët e Manchester Cityt

Trajneri i njohur spanjoll, Pep Guardiola, përdori historinë e divorcit nga bashkëshortja e tij, Cristina Serra, për të motivuar lojtarët e Manchester Cityt në një periudhë të vështirë për ekipin.

Ky moment është publikuar në dokumentarin e Prime Video ‘A Beautiful Obsession’, i cili ndjek dy vitet e fundit të Guardiolës në krye të Manchester Cityt.

Në dokumentar shfaqet një bisedë emocionale mes trajnerit dhe lojtarëve të tij, të cilëve ai u tregoi për divorcin para se lajmi të bëhej publik në media.


- Advertisement -

Guardiola më pas e lidhi situatën e tij personale me gjendjen e ekipit, i cili në atë periudhë po kalonte një seri rezultatesh negative.

Ai u kërkoi lojtarëve të rikthenin pasionin dhe përkushtimin në fushë. ‘Si luan futboll?

Vetëm sepse luan, apo sepse ke diçka brenda vetes?

Ku është pasioni?

Në jetë, çfarëdo që të bësh, bëje me pasion.

Nuk dua lojtarë të mirë.

Dua lojtarë me pasion,’ u shpreh trajneri spanjoll.

Ndihmësi i tij, Manel Estiarte, tregoi se lojtarët ishin shumë të shqetësuar për gjendjen e Guardiolës pas divorcit.

Sipas tij, trajneri ishte i shqetësuar, i trishtuar dhe dukej ndryshe nga zakonisht.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *