Leonora Jakupi publikon këngën e re ‘Po vjen Komandanti’ në nderim të ish-luftëtarëve të UÇK-së

Në një kohë të rëndësishme për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre, Leonora Jakupi ka publikuar këngën e saj më të re, ‘Po vjen Komandanti’.

Projekti muzikor vjen si një dedikim për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përcjellë përmes muzikës një mesazh nderimi dhe mbështetjeje.

Lansimi i këngës ndodh para datës së rëndësishme të 16 shtatorit, kur pritet vendimi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


- Advertisement -

Kënga ‘Po vjen Komandanti’ lidhet me një prej momenteve më të ndjeshme për ish-krerët dhe familjet e tyre, duke sjellë një mesazh patriotik.

Kënga tashmë është pjesë e repertorit të Leonora Jakupit dhe pritet të përcillet me vëmendje të veçantë në këtë periudhë.

Tekstin e ka përpunuar Fatmire Musliu, ndërsa muzikën e ka realizuar Edmond Zhulali.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *