Edhe pse Kuvendi i Kosovës për më shumë se një muaj nuk zhvilloi punë parlamentare, gati gjysma e deputetëve angazhuan ndihmës personalë që në ditët e para pas betimit.
Në këtë periudhë, Kuvendi ishte i bllokuar në procesin e konstituimit dhe nuk mbajti seanca pune për shqyrtimin e ligjeve apo çështjeve të tjera të agjendës parlamentare.
Njohës të punës së Kuvendit e vlerësojnë si ‘të papërgjegjshëm dhe joetik’ angazhimin e asistentëve në këtë periudhë.
Sa do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës asistentët e deputetëve?
Rroga e një zyrtari personal, sipas Kuvendit, është 972.4 euro bruto, pa përfshirë shtesën për përvojën e punës.
Kuvendi u shpall i konstituuar vetëm më 13 shtator – madje, me një nënkryetar mangët, pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tërhoqi kandidaten e saj dhe nuk mori pjesë në vazhdimin e seancës inauguruese.
Angazhimi i stafit mbështetës u intensifikua gjatë muajit gusht, kur u angazhuan edhe 32 asistentë, derisa në dhjetë ditët e para të shtatorit u morën në punë tetë asistentë të tjerë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





